Bale do të jetë i Realit, kjo është e sigurt

Sinani | Tuesday, July 23, 2013 |

Gareth Bale do ta vazhdojë karrierën në Real Madrid, kjo gjë tashmë duket të jetë e sigurt. E përditshmja spanjolle Marca shkruan se klubi madrilen është marrë vesh me mesfushorin uellsian.
24 vjeçari pritet ta nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare, ndërsa do të paguhet 9-10 milionë euro në sezon.
Kontrata mund të nënshkruhet në periudhën 29 korrik – 4 gusht në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Menaxheri i futbollistit, Jonathan Barnett e ka pranuar se klienti i tij e ëndërron klubin madrilen. “Nuk ka Dyshim, Gareth dëshironte të luajë në Real që kur ishte fëmijë”, tha ai.
Ylli i Tottenhamit ka realizuar 26 gola dhe ka dhënë 15 asistime nga 44 ndeshje të zhvilluara sezonin e fundit. Bale mund t’i kushtojë Realit deri në 100 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!