Thiago Alcantara luan tiki-taka me Barcelonën (Video)

Sinani | Thursday, July 25, 2013 |

Thiago Alcantara i ka befasuar të gjithë kur për një moment iu bashkua përkohësisht ish skuadrës së tij Barcelona, teksa lojtarët e kësaj të fundit po luanin tiki-taka, duke e krijuar një rreth.
Mesfushori spanjoll, i cili gjatë kësaj vere u transferua në Bayern Munich, doli nga tuneli për të hyrë në fushë dhe u kyç në tiki-taka me ish shokët e tij. Ky ishte një gjest interesant dhe u vërejt nga kamerat gjermane. Duket se Thiago nuk i ka harruar ende shokët e skuadrës tek Barcelona… /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!