Top 11 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave

Sinani | Friday, July 05, 2013 |

Revista britanike “World Soccer” përmes një votimi të kryer nga gazetarë, trajner dhe ish-futbollistë të cilëve ju kërkua për të zgjedhur lojtarët më të mirë të historisë sipas cdo roli.
Katër herë fituesi i topit të artë, Lionel Mesi është i vetmi futbollist i ketij formacioni cili vazhdon të luaje ende. I vetmi italian i përzgjedhur në formacionin 4-4-2 të më të mirëve të historisë së futbollit është Paolo Maldini, i shoqëruar nga një tjetër ish i kuqezinjve, të cilin e pati shok skuadre nga viti 2003 në 2008, braziliani Cafu.
Pjesë e këtij formacioni të përzgjedhur me më të mirët e të gjitha kohërave përbëhet nga Lev Jashin, Bobi Mur, Bekenbauer, Johan Krujf, Di Stefanoi, Zinedine Zidane, Maradona dhe Pele. Futbollisti që mori më shumë vota, ishte Kaizeri Bekenbauer i cili u përzgjodh nga 68 votues, i ndjekur nga Maradona me 66 vota dhe Pele me 63. Mesi mori 46 vota ndërsa vetëm 7 preferenca shkuan për rivalin e tij të madh, Cristiano Ronaldo i cili nuk arriti të hynte në përzgjedhjen speciale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!