Vdes një tifoz në përleshje, anulohet ndeshja miqësore

Sinani | Tuesday, July 23, 2013 |

Edhe një tragjedi është shënuar në futbollin argjentinas, i cili vazhdon të njoh ekstreme të përkrahjes së tifozëve.
Ndeshja miqësore ndërmjet ekipit, San Lorenzo dhe Boca Juniors në Boedo është anuluar për shkak të përleshjeve të armatosura ndërmjet tifozëve të Boca Juniors.
Sipas raportimeve të agjencive të lajmeve vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes janë përleshur huliganët e bandës, Doce. Me këtë rast janë përdorur edhe armët, ndërsa një person ka mbetur i vrarë.
Përfaqësuesit e dy klubeve me të marr vesh për këtë tragjedi e kanë anuluar ndeshjen miqësore.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!