A e doni Messin? Qitni në tavolinë 580 milionë euro!

Sinani | Monday, August 05, 2013 |

Për t’ia marrë Barcelonës Lionel Messin nevojiten 580 milionë euro. Për këtë ka treguar presidenti i klubit katalunas, Sandro Rosell.

 “Klauzola për Messin është 250 milionë euro. Kësaj shume duhet shtuar 56% të taksës, e cila e qon shifrën totale prej 580 milionë eurosh”, ka deklaruar kreu i Barçës për të përditshmen spanjolle, Marca.

“Të gjithë lojtarët që duan të shkojnë, mund ta bëjnë këtë, të gjithë përpos Messit”, përfundoi Rosell. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!