Ahmed Januzi mposht Currin, shënon golin vendimtar për Vorsklan (video)

Ilir Tërstena | Saturday, August 31, 2013 |

Asport – Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Ahmed Januzi ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij , në derbin shqiptar në Ukrainë. Skuadra e tij në të cilën luan edhe mbrojtësi tjetër i Kombëtares, Armend Dallku ka mposhtur në transfertë skuadrën e Hoverla ku aktivizohet edhe qendërmbrojtësi Debatik Curri.

Në fakt Vorskla arriti ta përfundoj ndeshjen shumë herët, duke shënuar dy herë në minutën e 2-të përmes Gromov dhe në të 25-tën përmes Januzit.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, derisa në pjesën e dytë, e vetmja që arritën të bëjnë vendasit ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 55-të të takimit.

Vlen të theksohet se në fundin e pjesës së parë Curri u ndëshkua me karton të verdhë dhe u zëvendësua nga trajneri. Gjithashtu me karton u ndëshkua edhe autori i goilt të fitores Januzi.

Januzi ngjitet në kuotën e dy golave, derisa Vorskla renditet e 6-ta në elitën e futbollit ukrainas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!