VIDEO: Zhgënjen Lyon, fitore e mundimshme e PSG

Unknown | Saturday, August 31, 2013 |

Java e katërt në Ligue 1 të Francës nuk ka dhënë rezultat të mirë për skuadrën e Lyon, ndërsa PSG me mjaft vështirësi arriti të marrë 3 pikë.

Lyon u mposht si skuadër mysafire e Evian me rezultat 2-1. Skuadra vendase kishte epërsi të dyfishtë që në minutën e 34', kur Berigaud shënoi dy herë në portën e Lyon.

Krejt çfarë bëri Lyon deri në fund të ndeshjes ishte goli i shënuar në minutën e 49' nga Ferri, ndonëse skuadra e Lyon e kërkoi golin e barazimit deri në sekondat e fundit, por pa rezultat.

Edhe skuadra e PSG nuk tregoi pozitivitet të madh, kur si skuadër vendase me plotë mundim arriti të shënojë fitore prej 2-0 përballë Guingamp.

PSG u desh të priste deri në minutën e 92' për të zhbllokuar rezuldatin me dy gola të shënuar përmes Rabiot dhe Ibrahimovic./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!