Alves: Messi, një Ferrari që shkoi në servis

Lina's | Sunday, August 25, 2013 |

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves e ka përshkruar dëmtimin e Lionel Messit, si një ndalje të një makine Ferrari në servis. 

Messi, i cili ka pësuar një dëmtim në kofshë, do të mungojë në ndeshjen e kësaj jave në La Liga, por Alves nuk ka hezituar që ta lëvdojë superyllin argjentinas. 

“Unë nuk shqetësohem për Messin. Ai tani po trajtohet që të kthehet sa më shpejt që është e mundur. Ndonjëherë Ferrari duhet të shkojnë në servis”, ka theksuar mbrojtësi i djathtë brazilian. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!