Ja 5 arsyet përse Inter mund të fitojë Serie A

Lina's | Wednesday, August 21, 2013 |

Mazzarri. Në kampionatin e fundit Inter u rendit i nënti jashtë gjithçkaje dhe pas Catania në renditje. Nuk do të jetë e vështirë që ky rezultat të përmirësohet, por nuk do të jetë as obligim fitimi i titullit, le të themi që nga vendi i pestë e sipër do të jetë një sukses. Nga të gjithë trajnerët e afruar pas Mourinhos, Mazzarri duket ai që bind më shumë. 

Benitez nuk kishte drejtuar kurrë në Itali, Leonardo ishte kalimthi, Gasperini përfaqësonte një bast, Ranieri ishte një rregullues i thirrur në nevojë ndërsa Stramaccioni kishte stervitur vetëm fëmijë. Mazzarri ka ardhur tek Inter për merita sportive të akulmuluara gjatë viteve në karrierën e tij dhe nuk ra nga sipër. Futbolli i tij përshtatet me historinë e Interit. Helenio Herrera, Giovanni Trapattoni, Jose Mourinho e përbashkëta është kjo. Interi është i lidhur me vuajtjen, sakrificën dhe djersën dhe sot në Itali vetëm dy trajnerë mund ti përfaqësojnë denjësisht këto vlera; Antonio Conte dhe Walter Mazzarri.

Handanovic. Skuadrat e mëdha kanë portierë të mëdhenj. Portieri i Interit është Samir Handanovic dhe cfarëdo diskutimi mbi forcën e kësaj skuadrë do të binte nëse ai do të shitej. Handa është i vetmi futbollist i zikaltërve që mund të sjellë të ardhura në arkat e Interit dhe sot në botë mbase vetëm Neuer dhe Buffon mund të qëndrojnë mbi të.
Anësorët. Ai i Mazzarrit është futboll tradicional krahësh. Në lojën mazzarriane anësorët janë më të rëndësishmit, mbulojnë 80 metra të fushës dhe duhet të jenë të besueshëm. 

Në grupin actual ka anësor që sezonin e kalur kanë vrapuar pak e keq ndaj stërvitja e re duhet t’i sjellë aty ku duhet. Në Pinzolo është parë një nagatomo i papërmbajtshëm por edhe tratuva me Juven për Islën është tërësisht në perfeksion me kërkesat e Mazzarrit. Kiliani duket perfekt dhe tek Udinese ka treguar aftësi të mira teknike dhe atletike. Tek Juve vinte pas një dëmtimi dhe nëse Mazzarri dhe përgatitësi atletik Pondrelli do ta risjellin në nivelin e tij atëherë një krah është i siguruar.

Kovacic. 19-vjecari kroat luan me Interin që nga 31 Janari. Në këto muaj është kuptuar se është një futbollist i mirë, që ka teknikë në këmbët e tij dhe vision për lojën vetëm pozicioni në fushë mbetet për tu diskutuar. Dikush e shikon si mesfushor përpara mbrojtjes, dikush trekuartist si Boban ndërsa Mazzarri e ka deklaruar se ku do të luajë kroati, pas sulmuesëve si Hamsik.

Qëndërsulmuesi. E shkuara Milto dhe e ardhmja Icardi dhe Belfodil do të alternohen ndaj e tashmja duket e garantuar. Il Principe rikthehet nga dëmtimi dhe Icardi do të jetë ai që do ti japë mundësi të pushojë herë pas here. Në sfond është edhe Belfodil ku shumë specialist të futbollit kanë parë një rritje të ndeshme të kojës së franko – algjerianit. Pa harruar më pas Palacion sulmes i lëvizshëm nga ata që i pëlqejnë Mazzarrit.

Ka edhe një motiv të gjashtë që mund të besohet tek kampionati: Inter nuk luan në Europë ashtu si Juvja në sezonin e saj të parë me Conte në stol.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!