Transferimet më të shtrenjta të kësaj vere

Lina's | Wednesday, August 21, 2013 |

Amerikano-jugorët janë sërish futbollistët më të shtrenjtë në botë. Për këtë verë deri tani e udhëheq listën e futbollistëve të shitur uruguajani Edinson Kavani, i cili u transferua nga Napoli te Paris SG për shumën e 63 milionë eurove. 

Ky është transferimi më i shtrenjtë për këtë verë, por merkatoja nuk ka mbaruar akoma. Blerja e dytë më e shtrenjtë është ajo e Radamel Falkaos, që u shit te Monako për plot 60 milionë euro, duke mbushur arkën e Atletiko Madridit. Ndërsa i treti në blerjet më të shtrenjta të kësaj vere është Nejmar, që erdhi nga Brazili te Barcelona për 57 milionë euro. Pastaj vjen Xhejms Rodriguez, që la Porton për Monakon për një shumë prej 45 milionë euro. 

Listën e 5 blerjeve më të shtrenjta e mbyll braziliani Fernandinjo, me 40 milionë euro, ku Mançester Siti ia mori Shahtjor Donjeckut. Në të gjithë këto operacione, përjashto Barcelonën, klubet e tjera janë në dorë të sheikëve arabë apo të miliarderit rus të Monakos. Klubi i principatës ka shpenzuar më shumë se çdo klub tjetër në botë, afro 200 milionë euro deri tani, por që duket nuk do të mbarojë këtu.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!