Kobe Bryant pranë rikthimit në NBA

Lina's | Wednesday, August 21, 2013 |

Një prej “legjendave të gjalla” të basketbollit botëror dhe NBA-së, Kobe Bryant, është shumë pranë rikthimit të tij të shumëpritur, pas dëmtimit të rëndë të pësuar në një ndeshje plejofi ndaj Golden State në 12 prill. Bryant këputi atëherë tendinën e këmbës dhe që prej atëherë, nuk ka mundur që të luajë, por ndeshja hapëse e Lakers, kundër rivalëve të të njëjtit qytet, L.A. Clippers në 29 tetor, nuk është më e pamundur për Koben.

”Tendina ime është duke u shëruar shumë shpejt dhe mirë”, deklaroi Bryant, i cili ndonëse i dëmtuar, ka udhëtuar me skuadrën në turin e saj aziatik në Kinë, Tajlandë e Filipine, pasi është absolutisht lojtari me vlerën më të madhe komerciale brenda ekipit. 

“Përgatitësit fizikë qëndrojnë gjithmonë me mua, edhe atëherë kur shkoj me pushime familjare, në udhëtime pune apo gjithçka tjetër, ndërsa këmba është gjithmonë e më mirë”, shtoi Kobe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!