Kthim i fuqishëm i Nadalit, sivjet fitoi afro 7 milionë dollarë

Lina's | Wednesday, August 21, 2013 |

Me triumfin në turneun masters në Cincinnati të SHBA-së, tenisti spanjoll Rafael Nadal tani renditet si tenisti numër 2 në botë në listën ATP, kurse në listën e fitimeve nga turnetë e tenisit sivjet është bindshëm më i miri

 Ai nga fillimi i këtij viti deri tash ka fituar 6, 848, 869 dollarë amerikanë.   I dyti është tenisti serb, Novak Gjokoviq, me gati 900 mijë dollarë më pak fitim, kurse i treti britaniku Andy Murray, i cili gjatë kësaj periudhe ka fituar 5 milionë e 91 mijë dollarë.   Nadal një kohë të gjatë ka qenë i lënduar dhe madje ka qenë në pikëpyetje edhe kthimi i tij ne fushat e tenisit. 

Por, pas rikuperimit të suksesshëm, ai u kthye fuqishëm dhe tashmë është sërish në majën e më të mirëve, gjë që pak kush e ka pritur. 

 Për dallim nga përparimi sensacional dhe i papritur i Nadalit këtë vit, zvicerani Roger Federertashti gjendet në pozitën e shtatë të renditjes në listën ATP, kurse në po të njëjtën pozitë është edhe sa i përket fitimit, me 1 milion e 760 mijë dollarë. 

 Në konkurrencën e femrave më e suksesshmja është edhe më tutje Serena Williams, e cila ka fituar 5 milionë e 465 mijë dollarë, e përcjellë nga Azarenka me afro 1.2 milion dollarë./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!