Januzaj, ekzekutim perfekt i penalltisë (Video)

Lina's | Saturday, August 24, 2013 |

Manchester United gjen fitoren e parë në kampionatin U-21 të Premiere League ku ndërkohë edhe talenti shqiptar i kësaj skuadre Adnan Januzaj gjen golin e parë për këtë sezon. 

Pas humbjes në javën hapëse të kampionatit kundra Liverpool U-21, në ndeshjen e dytë United U-21 gjen fitoren e parë në transfertë kundra WBA U-21. Januzaj ka lënë shenjë në këtë fitore duke shënuar edhe golin e tretë të sfidës me 11- metërsh. Goli është shënuar në minutën e 55’ falë një njëmbëdhjetëmetërshi të ekzekutuar me saktësi nga Januzaj. 

Golat e tjerë të sfidës për United iI kanë shënuar Powell, Henriquez dhe Lawrence. Ndërkohë, Januzaj, që pritet të nënshkruajë edhe një kontratë 5 vjeçare me Manchester United, ka lënë fushën e lojës në minutën e 78-të. /Fish Media/

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!