Laporta: A e dini se Mourinho është tifoz i trentë i Barçës?

Sinani | Monday, August 05, 2013 |

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se Jose Mourinho është tifoz i zjarrtë i Barcelonës dhe ka dashur ta marrë drejtimin e klubit blaugrana, mirëpo drejtuesit vendosën që Pep Guardiola ishte opsioni më i mirë. “Mourinho është një Culé (tifoz i Barçës) dhe ai dëshironte të vijë te Barcelona, mirëpo nuk ishte e mundur, sepse ne kishim vendosur që ta angazhonim Guardiolan si trajner”, ka thënë Laporta për El Pais. Portugezi pastaj e mori drejtimin e rivalit Real Madrid dhe gjatë kohës që shërbeu në Santiago Bernabeu (2010-2013) arriti që ta zbehë sadopak dominimin e katalunasve në futboll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!