Lojtari i Trabzonspor braktis ndeshjen duke qarë (VIDEO)

Lina's | Tuesday, August 27, 2013 |

Volkan, mesfushori i Trabzonspor dhe Kombëtares turke, vërshëllehet nga tifozët e tij gjatë sfidës së djeshme të Superligës turke kundër Rizespor, e fituar nga vendasit me rezultatin 2-1. 

Ky veprim i tifozerisë që të enjten do të presë skuadrën shqiptare të Kukësit bëri që futbollisti të shpërthente në lotë brenda fushës. 

Pavarësisht ngushëllimeve të futbollistëve të të dyja skuadrave Volkan braktisi fushën e lojës, ndërsa në tribunat e stadiumit pate edhe konfrontime fizike mes tifozëve të Trabzonspor. 

Gjithçka nisi pasi tifozët vendas hodhën diçka në fushë, ndërsa Volkan reagoi ashpër çka solli edhe vërshëllimat në stadium. Sipas mediave turke, katër tifozë janë nën hetim nga policia. /albeu.com/

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!