Me paratë e Bale shpëtohen 727 milionë fëmijë

Lina's | Sunday, August 25, 2013 |

Transferimi i Gareth Bale tek Real Madrid, i cili pritet të ndodh prej një shume marramendëse 109 milionë euro, është çmenduria e rradhës që kanë vënë botën në lëvizje për arsye se niveli i shpenzimeve po rritet shumë. 

Me 109 milionë euro, Reali mund të blej gjithë ekipin e Real Sociedad apo komplet kampionatin e Uruguajit.  
Gjithashtu, me këto para mund të blej tri herë lojtarin Edin Dzeko, tri herë lojtarin Hulk dhe katër herë sulmuesin, Stevan Jovetic. 

Presidenti, Florentinho Perez mund të blente mesfushorin e Betis Sevilla, Mabwati për 90.833.333 herë. Ky lojtar u ble 1 euro e 20 cent nga Numancia tek Betis. 

Me këto të holla, nëse ju pëlqen arti mund të bleni pikturën e ''Doktor Gashet'' nga Vincent Van Gogh. Për këtë piktur, manjati japonez Saito pagoi 109 milionë euro në vitin 1990. 

Interesante se me këto para mund të blehen 34 makina të Batmanit apo 345 makina Lamborghini Aventador, sikur ajo që tani e ka Ronaldo. 

 Por, me këto para Perez do të mund të kishte bërë bamirësi, duke vlerë për 15 euro 100 vaksina kundër vruthit, e me të cilat do të shpëtoheshin 727 milionë fëmijë anë e mbanë botës./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!