Përplasje dhe racizëm që në nisje të sezonit

Lina's | Sunday, August 25, 2013 |

Jashtë fushës, Serie A regjistroi një nisje të turpshme, ndërsa përplasjet midis tifozëve lanë të plagosur dy persona përpara ndeshjes Sampdoria-Juventus, teksa në “Bentegodi” të Veronës u regjistruan incidente të tjera. 

Në Genova, përpara takimit të mbrëmjes, një grup tifozësh të Sampdorias e panë veten përballë një grupi ultras juventinë. Policia arriti ta shmangte përballjen, por nga të shtyrat dhe kaosi në turmë, dy mbështetës të skuadrës vendase mbetën lehtësisht të plagosur dhe u shoqëruan në spital. 

Në Veronë, ndërsa Mario Balotelli u prit në fushë me ovacione ironike dhe vërshëllima raciste, grupe të tifozëve të dy ekipeve u përballën, duke lëshuar ulëset e stadiumit dhe mjete të tjera të forta në sektorët e secilës tifozeri. /Fish Media/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!