"The Guardian": CR7 kërkon rikthimin te United

Lina's | Sunday, August 25, 2013 |

Cristiano Ronaldo dëshiron të varë këpucët në gozhdë i veshur me fanellën e Manchester United dhe ua ka bërë të ditur këtë "Djajve të Kuq". 

Është ky lajmi që publikon tabloidi britanik "The Guardian". Pas shumë spekulimeve gjatë kësaj vere mbi interesin e Manchester United për të rikthyer në "Old Trafford" portugezin, por dhe qëndrimit të qartë të Realit të Madridit për të mos lejuar në asnjë mënyrë dicka të tillë, tabloidi britanik siguron se Ronaldo ju ka thënë drejtuesve të United se një ditë do të bashkohet sërish me ta dhe ky rikthim mund të verifikohet në verën e vitit 2014. 

Futbollisti portugez ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me "Los Blancos" ku konsiderohet padyshim lojtari më i jashtëzakonshëm në grupin e Carlo Ancelottit pavarësisht mbërritjes së mundshme të Bale, por pavarësisht kësaj dëshira e tij për t’u kthyer një ditë në "Old Trafford" sipas "The Guardian" është e padiskutueshme. 

Tabloidi britanik siguron se te Manchester United janë të ndërgjegjshëm për vështirësinë që paraqet një operacion i tillë. 

Sot për sot futbollisti nuk dëshiron të largohet pasi e konsideron Real Madrid vendin e duhur për të fituar trofetë që synon, por në të ardhmen qëndrimi i tij mund të ndryshojë. /albeu.com/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!