VIDEO: 10 gjëra që duhet t’i dini për Adnan Januzajn

Lina's | Saturday, August 24, 2013 |

Debutimi i tij në ekipin e parë të Manchester Unitedit, ka bërë që shumë mediume të hulumtojnë për talentin e ri shqiptar nga Kosova.


Pas debutimit të shkëlqyeshëm për Manchester United, ndonëse kjo skuadër pësoi humbje nga ekipi i yjeve të kampionatit të Tajlandës, Adnan Januzaj është njëri ndër lojtarët për të cilët më së shumti shkruhet këto ditë në shtypin e ishullit britanik. 

Së fundi, siç shkruan sporti1, ka dalur një listë, prej 10 gjërave që i janë prezantuar opinionit britanik që duhet t’i dinë për yllin e ri të Unitedit, i cili është formuar në Belgjikë. 

1. Adnan Januzaj është lindur në Belgjikë nga prindërit e tij shqiptar nga Kosova. 

2. Këmbë majti është vërejtur nga skautët e Manchester Unitedit te Akademia e Anderlechtit më 011. United ka mposhtur Barcelonën për të siguruar shërbimet e tij për vetëm 297 mijë funta. 

3. I lindur më 5 shkurt, Januzaj ndan datëlindjen e tij me superyjet e si Carlos Tevez, Neymar dhe ish-numri 7 i Unitedit, Cristiano Ronaldo. 

4. Januzaj është shpallur lojtari më i mirë i kampionatit të rezervave në stinorin e fundit. 

5. “Adnani është lojtar shkëlqyeshëm i balancuar. Ai është vetëm 18 vjeçar dhe ende duke u rritur. Por ai ka një balancim të mirë, kontroll të mirë dhe është lojtar shumë teknik”, ishin vlerësimet e vet, sir Alex Ferguson. 

6. Sir Alex ia dha tij fanellën e ekipit të parë (me numër 44), ndërsa futbollisti ka qenë rezervistë në ndeshjen kampionale ndaj West Brom. Moyes në anën tjetër tashmë e planifikon në ekip për stinorin e ri. 

7. Januzaj shënoi golin e fitores në finale ndaj Tottenham Spurs për të fituar titullin e kampionit të rezervave të Premier Leagues për stinorin 2012-13. 

8. Gjuajtjet e lira mbesin njëri ndër asetet e tij më të mira në fushë. Edhe pse dëshiron të bëhet i njohur si mesfushor kreativ që mund të vendos lojën. 

9. Moyes flitet se i ka përgatitur një kontratë afatgjatë Adnanit që ai të mos largohet si ndodhi me rastin, Pogba. 

10. Januzaj kishte pranuar shumë porosi nëpërmjet rrjetit social, Tëitter gjatë lojës së tij të parë me Manchester Unitedit. Kjo është dëshmi për impaktin që ai e ka.

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!