VIDEO: Toni prish javën e parë të Milanit në Serie A

Lina's | Saturday, August 24, 2013 |

Ish anëtari i Fiorentinas Luca Toni ishte protagonist i dy golave në sfidën e parë të Series A italiane, dy gola që i dhanë tre pikë skuadrës së Veronas në takimin e vështirë përballë Milanit.  

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, të cilët shënuan në minutën e 14' me anë të transferimit të ri Andrea Poli.  

Megjithatë, gëzimi i kuqezinjëve zgjati shumë pak, me Luca Tonin i cili shënoi dy herë me kokë në portën e Abbiatit, në minutën e 30' dhe 53' të takimit.  

Me këtë fitore Verona aktualisht pozicionohet në vendin e parë në Serie A, ndërsa Milani duhet të fillojë të mendojë për sfidën e mesjavës për kualifikim play-off në Ligën e Kampionëve përballë PSV.



Category: , ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!