Bale zbarkon në Spanjë, gati për Realin

Lina's | Saturday, August 24, 2013 |

Gareth Bale e ka lënë Londrën me destinacion Spanjën, më saktësisht vendin andaluzian Marbella, ku po mendon t’i kalojë disa ditë, siç kishte bërë në muajin korrik, kur i kishte kaluar aty pushimet. 

Futbollisti uellsian shpreson që atje ta presë zyrtarizimin e transferimit në Real Madrid dhe të prezantohet në klubin e ri të martën ose të mërkurën e ardhshme. 

Tottenhami nuk do të mund të llogarit në Balen as në Europa League. Ylli uellsian është rebeluar kohëve të fundit, pasi që Spurs po kërkojnë shumë para për kartonin e tij. 

Ai ka paralajmëruar se nuk do të luajë më për Tottenhamin. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!