VIDEO: Bayern fitore të vështirë përballë Nurnberg

Lina's | Saturday, August 24, 2013 |

Bayern Munchen ka regjistruar fitoren e tretë në Bundesligë edhe pse me mjaft vështirësi përballë Nurnberg. 

Skuadra bavareze edhe pse e dominoi lojën nuk arriti të shënojë në pjesën e parë të takimit, takim që u mbyll pa gola në 45 minutëshin e parë.  

Megjithatë, pjesa e dytë i dhuroi dy gola bavarezëve të cilët shënuan përmes dy anësorëve sulmues Robben dhe Ribery të cilët shënuan në minutat 69' dhe 78' të takimit.  

Xherdan Shaqiri u inkuadrua në minutën e 80' të takimit megjithatë nuk la gjurmë të mëdha në këtë sfidë./veqsport


Rezultatet tjera, 

Leverkusen 4-2 Gladbach 

Hannover 2-1 Schalke 

Hoffenheim 3-3 Freiburg 

Mainz 2-0 Wolfsburg

Category: , ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!