VIDEO: Befasohet City, Spurs vazhdon me fitore

Lina's | Sunday, August 25, 2013 |

Dy ndeshjet e sotme të javës së dytë në Premier Ligë kanë dhuruar rezultate befasuese. 

Manchester City çuditërisht u mposht si skuadër mysafire e skuadrës Cardiff, e cila triumfoi me rezultat 3-2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin kryeqytetasit të cilët përmes Edin Dzekos kaluan në epërsi, saktësisht në minutën 52' të takimit. Megjithatë, Gunarsson 60', Campbell 79' dhe përsëri Campbell 85' përmbysën epërsinë e skuadrës së Pellegrinit.

City krejt çfarë mundi të bëjë ishte të shënojë në minutën e 92'+ kur prurja e re nga Sevilla Alvaro Negredo shënoi me kokë për 2-3. 

Në ndeshjen tjetër në mes të Tottenham dhe Swansea edhe pse priteshin shumë gola, ashtu nuk ndodhi me Spurs të cilët shënuan vetëm 1 gol për të marrë 3 pikë. 

Golin e vetëm në ndeshje ashtu si në javën e parë e shënoi Soldado nga pika e bardhë në minutën e 59' të takimit./veqsport






Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!