VIDEO: Këndellet Arsenali, shkatërron Fulhamin 1-3

Lina's | Saturday, August 24, 2013 |

Pas humbjes shokuese të javës së kaluar në shtëpi përballë Aston Villas, Arsenal i është rikthyer fitoreve duke e mposhtur si skuadër mysafire Fulhamin me rezultat 1-3. 


Arsenal e nisi sfidën me formacionin pothuajse të njejtë si në fitoren e mesjavës në Ligën e Kampionëve përballë Fenerbahces.  Dominimi i Arsenalit filloi që në start të takimit, ndërsa në minutën e 14' erdhi edhe goli i parë me autor Giroud

Lukas Podolski ishte autori i dy golave të radhës për Arsenalin, të cilat u shënuan në minutat 41' dhe 68' të takimit. 


 Krejt çfarë Fulham bëri ishte goli i inkuadruarit Darren Bent i cili me portën e boshatisur në minutën e 77' shënoi golin e nderit./veqsport


0-1 Giroud 14'

0-2 Podolski 41'

0-3 Podolski 68'

1-3 Bent 77'

Category: , ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!