VIDEO: Nagatomo heroi i zikaltërve

Lina's | Sunday, August 25, 2013 |

Inter e ka nisur sezonin e ri në Serie A me një fitore të vështirë prej 1-0 përballë skuadrës së Genoas. 

Interi ka arritur të shënojë një fitore minimale përballë Genoas me rezultat 1-0. 

Si Interi ashtu edhe Genoa kishin raste të shumta për shënim, megjithatë goli erdhi vetëm në pjesën e dytë kur pas një harkimi nga Jonathan, reprezentuesi japonez Nagatomo shënoi me kokë në portën e zbrazët. 

Me inkuadrimin e sulmuesit Icardi në pjesën e dytë, skuadra e Mazzarrit përfitoi në shpejtësi të lojës ndërsa krijuan edhe raste të tjera për shënim. 

Inter e nisë me tre pikë të cilët i fitoi me mjaft vështirësi, ndërsa duhet filluar përgatitjet për sfidën e javës së ardhshme në transfertën e Catanias./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!