VIDEO: Napoli dhe Lazio e nisin me fitore

Lina's | Monday, August 26, 2013 |

Java e parë për Napolin dhe Lazion doli të jetë e suksesshme, pasi që të dy skuadrat shënuan fitore si skuadra vendase.

Napoli e mposhti në shtëpi Bolognan me rezultat të thellë prej 3-0, me golat të realizuara nga Callejon 32' dhe dy të tjerë nga Marek Hamsik (45' dhe 63'). Në këtë sfidë luajtën të gjitha transferimet e reja të Napolit, përfshirë Higuain, Callejon, Albiol dhe më i rëndësishmi në mesfushën e Napolitanëve Valon Behrami.




Edhe Lazio e Lorik Canas ka shënuar fitore si vendas përballë Udineses me rezultat 2-1.

Lazio shënoi dy gola të shpejtë përmes Hernanes dhe Candreva në pjesën e parë, ndërsa për mysafirët shënoi i inkuadruari në pjesën e dytë Luis Muriel./veqsport

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!