VIDEO: Super Roma bombardon Livornon

Lina's | Monday, August 26, 2013 |

Skuadra e trajnerit Garcia befasoi të gjithë me lojën e saj, duke e mposhtur pastër skuadrën e Livornos me rezultat 0-2. 

Pjesa e parë e takimit nuk dha shumë raste me të dy skuadrat që tregoheshin të kujdesshme në mbrojtjen e tyre, gjë që edhe nuk dha gola. 

Ndërsa pjesa e dytë e takimit ishte vendimtare për romakët. Në minutën e 65' të takimit De Rossi me një super gol shënoi për ta zhbllokuar rezultatin, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Florenzi me një tjetër goditje nga distanca vulosi fitoren e romakëve. 

Roma me në krye trajnerin e ri Garcia e fillon mjaft mirë sezonin e ri në Serie A, ndërsa nëse vazhdon të shfaqë këtë lojë dhe arrin të mbajë yjet në skuadër, Roma mund edhe të jetë pretendente për titullin kampion./veqsport


Livorno 0-2 AS Roma (All Goals) 25.08... by ourmatch

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!