VIDEO: S'është Messi? Ska gjë, Barça ka Adrianon

Lina's | Monday, August 26, 2013 |

Barcelona ka shënuar edhe fitoren e dytë në La Liga përballë Malagas edhe pa superyllin argjentinas Leo Messi. 

Barcelona e filloi ndeshjen pa dy super sulmuesit e skuadrës, me Messin e lënduar dhe me Neymarin të lënë në bankë nga trajneri Tata. 

Barcelona si zakonisht e kontrolloi ndeshjen sa i përket posedimit të topit, ndërsa goli vendimtar për Barçën e shënoi braziliani Adriano nga distanca (44'). 

Pjesa e dytë e takimit dhuroi lojë të njejtë, ndërsa për Barcelonën u inkuadrua edhe Neymar në vend të Pedro Rodriguez (63'). 

Deri në fund Barcelona arriti të ruaj epërsinë, ndërsa ngritet në kuotën e gjashtë pikëve me dy fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara në La Liga./veqsport

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!