Wenger: Afati kalimtar, një lojë pokeri

Lina's | Thursday, August 22, 2013 |

Arsene Wenger thotë se afati kalimtar është si një lojë pokeri, pasi të gjithë hapin letrat vetëm në fund të lojës.

“Është si një lojë pokeri. Njerëzit i mbajnë letrat e tyre për aq gjatë sa është e mundshme dhe shohin se çfarë do të ndodhë atje. Në fund, ata marrin vendimet e tyre”.

“Fillimisht të gjithë shkojnë në pushime dhe askush nuk dëshiron të bëjë asgjë. Pastaj shumë klube ndryshojnë menaxherë. Ata duan ta njohin ekipin para se të marrin vendime. Shumë, shumë gjëra, por gjithmonë është kështu”.

“Në aspektin kualitativ ne nuk kemi nevojë për askënd, por në aspektin e numrave jemi të mangët. Ne kemi humbur Oxlade-Chamberlain, Arteta dhe Diabyn – tre mesfushorë ndërkombëtarë. Andaj jemi të mangët”, ka thënë Wenger, për të shtuar se ai ka ende kohë për të sjellë përforcime të reja. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!