Punë e kryer: Bale, për 99 milionë euro në Real

Lina's | Thursday, August 22, 2013 |

Transferimi i Gareth Bale nga Tottenhami në Real Madrid është çështje orësh. Sipas mediave spanjolle, klubi anglez e ka pranuar ofertën e atij spanjoll prej 99 milionë eurosh, një rekord absolut në botën e futbollit. Zyrtarizimi i përfaqësuesit uellsian pritet të arrijë pas trofeut Bernabeu, ku do të marrë pjesë edhe legjenda Raúl González Blanco. Me këtë rast, mbrojtësi i majtë Fabio Coentrao nuk do të futet në shkëmbim, pasi Tottenhami ka objektiva tjerë. Prezantimi i Bale në Santiago Bernabeu pritet të bëhet javën tjetër. /Fish Media/

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!