Raul rikthehet në “Santiago Bernabeu”

Lina's | Thursday, August 22, 2013 |

Para tre vitesh Raul Gonzalez i tha “lamtumirë” Realit të Madridit dhe këtë e bëri në prani të 2 mijë tifozëve në stadiumin “Santiago Bernabeu”. 

Pas 16 sezonesh me fanellën e bardhë dhe shumë rekordeve të thyera, nuk ishte kjo ndarja që kapiteni meritonte, por sot, më në fund, Rauli do të kthehet të luajë para tifozëve madrilenë në ndeshjen që Real Madrid – Al-Sadd për trofeun “Santiago Bernabeu” (ora 22:30). 

Stadiumi do të jetë i mbushur plot pasi janë shitur të gjitha biletat. Raul do të zbresë në fushë me fanellën e Al Sadd, por në pjesën e dytë do të luajë për skuadrën me të cilën ka fituar si protagonist 3 Champions League.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!