Stola dhe fishekzjarrë në fushë: "Mbrojta e çmendur" e tifozëve (VIDEO)

Lina's | Thursday, August 22, 2013 |

Nëse zëri nuk mjafton për të mbështetur skuadrën e zemrës, atëherë gjithçka zgjidhet duke hedhur stola dhe fishekzjarrë në fushë, në tentativën për të ndalur me çdo kusht sulmet e skuadrës kundërshtare. 

Sjelljae çmendur e tifozëve së Sevastopol, skuadër ukrainase, ka vënë në rrezik serioz futbollistët e vetë por edhe ata të Dnipro Dnipropetrovsk, të cilët kishin një rast shumë të mirë shënimi në minutën e 55 të takimit.

Sjellja e turpshme e ultrasve ishte në shenjë proteste ndaj presidentit të klubit Viktor Moskvitina, i cili kishte penguar tifozët të hynin në stadium në një prej transfertave të mëparshme të skuadrës së tyre. /albeu.com/

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!