Jordi Alba, ky aktor Hollywoodi (Video)

Lina's | Thursday, August 22, 2013 |

Jordi Alba është duke u treguar dita ditës një aktor profesionist Hollyëoodi. Mbrojtësi i majtë i Barcelonës i vërtetoi aftësitë e tij të aktrimit në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Atletico Madridit, e vlefshme për Superkupën e Spanjës. Në fakt, futbollisti i ‘Los Colchoneros’, Diego Costa ndërhyri ndaj Albas, i cili përfundoi në tokë, e më pas Costa ia preku pak flokët, ndërsa Alba reagoi thuajse iu shkulën flokët, duke ekzagjeruar pa pasur nevojë. Pasi ta shihni videon, do të bindeni vet. /Fish Media/ 


Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!