2 Korriku konfirmon ardhjen e akademisë së Ajaxit

Unknown | Friday, September 27, 2013 | 0 Komente



Ashtu siç kishte paralajmëruar Express, dy përfaqësues të Akademisë së AJAX-it sot kanë zbarkuar në Kosovë.

Dy persona nga akademia e klubit të famshëm holandez janë mysafir të klubit të futbollit 2 Korriku nga Prishtina, deri më 30 shtator.

Ardhjen e holandezë e ka konfirmuar edhe klubit i 2 Korrikut nëpërmjet një komunikate të lëshuar për media.
“KF 2 Korriku dhe përfaqësues së Akademisë së AJAX-it do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme në futboll, gjatë 27-30 shtatorit, në Kosovës. Kjo vizitë realizohet në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet KF 2 Korrikut dhe AJAX-it, dhe është e përkrahur nga SPARK”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.

Këta dy ekspertë të futbollit, sot do të takohen me stafin e 2 Korrikut, ndërsa më pas do ta mbajnë një seminar.
Kurse, të dielën do t’i vizitojnë grupmoshat e reja 2 Korrikut, të cilët do t’i shohin duke luajtur. /Express/Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...