Iniesta, një emblemë e Barcës
Gerardo Martino e ka përshkruar Andres Iniestan si një emblemë të Barcelonës dhe është i bindur se ai së shpejti do të nënshkruajë kontratë të re.
Spanjolli është i lidhur deri në vitin 2015 me klubin katalunas, ndërsa drejtuesit duan që t’ia rinovojnë kontratën.
“Në secilin klub ka lojtarë që janë imazh i tyre. Unë e konsideroj Iniestan si një imazh të Barcës”.
“Mendoj se është shumë e logjikshme se do të rinovojë, unë e konsideroj atë si një nga lojtarët emblematikë te klubi dhe ne duam që ai të qëndrojë”, është shprehur Martino në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/
Category: Futboll
0 Komente