E dua Arsenalin

Unknown | Friday, September 27, 2013 | 0 Komente

Arsene Wenger ka shprehur gatishmëri të drejtojë Arsenalin deri në ditën kur të vendos të pensionohet. Strategu francez përgatitet të festojë përvjetorin e 17-të në detyrë.

Arsene Wenger është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re në Arsenal dhe thotë se dëshiron të qëndrojë te klubi të cilin e dashuron.

Francezi mori drejtimin e ekipit londinez më 1996, por periudha negative prej tetë vjetësh pa trofe ka zgjuar spekulime se mund të tërhiqet pas skadimit të kontratës në fund të këtij sezoni.

Wenger më parë kishte lënë dyshime rreth të ardhmes së tij, por francezi ka mirëpritur përkrahjen e aksionarit kryesor, Stan Kroenke, para përvjetorit të 17-të të tij në detyrë.

“Jam i nderuar nga përkrahja e Stan Kroenkes. Besimi i tij se unë mund ti ndihmoj ekipit është përkrahje e madhe. Kjo është diçka shumë pozitive për mua”, deklaroi Wenger për ‘Sky Sports News’.

“Kam pasur përkrahje të vazhdueshme brenda klubit. Jam mirënjohës sepse gjatë 17 vjetësh kam kaluar batica dhe zbatica. Ata gjithmonë më kanë besuar. Do të më pëlqente të qëndroj këtu përgjithmonë sepse kjo do të më bënte të pavdekshëm. E dua këtë klub”, u shpreh ai.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...