Ancelotti shpreson në rikthimin e Bale

Unknown | Monday, September 23, 2013 | 0 Komente


Trajneri i Real Madridit beson se Gareth Bale do të jetë i gatshëm për derbin lokal kundër Atletico Madridit që zhvillohet të shtunën.

Lojtari më i shtrenjtë në botë pritej të startonte për Madridin në fitoren 4-1 kundër Getafes të dielën, por problemet me këmbën e tij detyruan që të mos fillonte ndeshjen. “Bale kishte një problem gjatë nxehjes. Nuk është lëndim.

Ai vetëm nuk ndjehej mirë”, ka thënë Ancelotti për gazetarët. “Ai ishte i zhgënjyer sepse mezi priste të luante”, ka shtuar italiani.

“Nuk e di nëse do të jetë i gatshëm për të mërkurën (kundër Elche) sepse është e vështirë për një lojtar që të jetë i gatshëm për tre ditë, por mendoj se do të jetë gati për ndeshjen e të shtunës”, është shprehur Ancelotti.
“Ne jemi duke punuar në fitnesin e Bale sepse ai nuk kishte një parapërgatitje të mirë”./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...