Courtois nuk i trembet Realit

Unknown | Thursday, September 26, 2013 | 0 Komente

Thibaut Courtois nuk i trembet Realit të Madridit, përkundrazi ai shprehet se Atletico di si t’i marrë pikët maksimale përballë rivalit të përjetshëm këtë të Shtunë në Santiago Bernabeu. “Kemi një skuadër të fortë dhe dimë si të fitojmë.

Bëhet fjalë për 3 pikë, është një ndeshje e rëndësishme për ne. Si futbollist, mund të them se kurrë nuk luhet për barazim, por vetëm për fitore”.

Portieri belg gjithashtu nuk i trembet as Cristiano Ronaldos dhe as Gareth Bale, duke thënë se e di shumë mirë se si gjuajnë dy lojtarët më të rrezikshëm të Realit në goditjet e dënimit.

“Kam mësuar shumë rreth këtyre lojtarëve duke parë disa ndeshje të regjistruara.

Me Belgjikën kam patur rastin të përballem me Bale, por edhe disa miq që luajnë te Tottenhami më kanë folur për gjuajtjet e tij. Pastaj, luaj prej 3 vjetësh në Spanjë, kështu që i njoh edhe gjuajtjet e Cristianos”. u shpreh ai./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...