De Bruyne do të kërkojë largimin në janar

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Kevin De Bruyne mund të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit, pasi është lënë jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve dhe është lënë të stërvitet me të rinjtë.

Anësori belg nuk ka udhëtuar me Blutë në Rumani, për ndeshjen e të martës mbrëma kundër Steaua Bucharestit dhe në vend të kësaj është lënë që në tri ditët në vazhdim të punojë me skuadrën e grupmoshave nën 21 vjeç.

Sipas Metro, 22-vjeçari do të durojë deri në janar dhe atëherë do të kërkojë huazim ose largim të përhershëm nga Stamford Bridge, në mënyrë që të luajë sa duhet për të qenë pjesë e kombëtares së tij për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.

Jose Mourinho e pengoi huazimin e tij gjatë verës (te Werder Bremen apo Borussia Dortmundi) duke i premtuar se është pjesë e planeve të trajnerit. Mirëpo, kthimi i formës së Juan Matas dhe transferimi i Willian i lënë pak hapësirë futbollistit belg. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...