Mancini zyrtarizohet si trajner i Galatasarayt

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Klubi turk, Galatasaray, ka konfirmuar se Roberto Mancini ka zënë postin e trajnerit.

Strategu italian merr timonin e gjigantit turk, pasi drejtuesit e shkarkuan Fatih Terimin për shkak një mosmarrëveshjeje rreth kontratës së tij.

Ish-trajneri i Interit dhe Manchester Cityt udhëtoi në Stamboll të dielën për të biseduar me zyrtarët e klubit, ndërsa sonte (e hënë) ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur te një klub i madh si Galatasaray. Ndeshja Galatasaray-Juventus do të jetë një koincidencë e lumtur për mua”, ka deklaruar italiani.

Paga fillestare e Mancinit është 4.5 milionë euro për sezon, ndërsa në rast se fiton kampionatin turk apo triumfon në Evropë, ajo do të ngritet deri në tetë milionë euro. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...