'Dortmund mësoi nga humbja me Napolin'

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp është i bindur që skuadra e tij ka mësuar nga humbja 2-1 në Champions League ndaj Napolit.

“Ne nuk ndjehemi nën presion. Kemi analizuar humbjen ndaj Napolit në detaje dhe kemi nxjerrë konkluzionet tona. Ndaj Freiburgut ishim të përqendruar përgjatë të gjithë takimit. Edhe kur ishim në avantazh 2-0 apo 3-0 nuk e ulëm ritmin.

Jam i kënaqur me presionin e ushtruar nga skuadra”, ka thënë ai. Klopp mendon se fakti që ndeshja do të luhet në Dortmund është një avantazh i madh për skuadrën e tij, që kërkon kthesën edhe në Evropë.

“Të martën është një sfidë e rëndësishme, por do të luajmë në shtëpi dhe mendoj që ky është një avantazh i madh për ne”, ka theksuar trajneri gjerman.

 Borussia Dortmund është në kërkim të fitores së parë në grupin F, teksa këtë mesjavë pret Olimpik Marseille, e cila nuk shihet si favoritë për të kaluar grupin./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...