El Shaarawy dhe Montolivo rikthehen nga dëmtimet

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Milan, Allegri është i bindur se El Shaarawy dhe Montolivo mund të rikthehen për përballjen kundër Ajax, që Milan e zhvillon neser.

 Kapiteni i Rossonerëve nuk ka luajtur asnjë ndeshje, që nga barazimi 2:2 kundër Torinos më 14 shtator, ndërsa po shpresohet të rikthehet të martën. El Shaarawy, ka qenë jashtë skuadrës që nga fillimi i muajit, kur u zëvëndësua në ndeshjen ndaj Cagliarit pas një dëmtimi që pësoi.

''Unë duhet t'i menaxhoj ata, unë mundem sepse pas ndeshjes kundër Ajax, ne do luajmë me Juventusin'', deklaroi Allegri./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...