Ky rast nuk humbet, o zotëri Robinho! (Video)

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Një gjë është e sigurt: Robinho nuk do ta harrojë kurrë ndeshjen me Sampdorian. Jo për faktin se Milani fitoi me rezultat minimal 1-0, por për rastin që e lëshoi, ndoshta më të mirin në karrierë. 

Në fakt, sulmuesi brazilian e pati portën e zbrazët dhe nga një afërsi e pabesueshme nuk e futi topin në rrjetë, duke ia ‘dhuruar’ atë portierit mysafir. Ish futbollisti i Santosit, Real Madridit dhe Manchester Cityt nuk iu besoi dot syve të tij, kur e pa topin që përfundoi në duart e portierit. 

Më i vëmendshëm herave të tjera, Robinho. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...