Januzaj, i vendosur të qëndrojë në Manchester United

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

David Moyes insiston se Adnan Januzaj dëshiron të qëndrojë në Manchester United, por e pranon se ylli i ri kosovar ka disa influenca negative përreth tij. 18 vjeçari ishte pjesë e rregullt e ‘Djajve të Kuq’ gjatë turneut të verës dhe e bëri debutimin në një ndeshje zyrtare ndaj Crystal Palace. 

Futbollisti me pasaportë belge mund ta vazhdojë kontratën me klubin nga Old Traffordi, edhe pse së fundmi flitet se mund t’i bashkohet rivalit Manchester City. “Adnan është i vendosur të qëndrojë, por ka disa influenca përreth. Ne presim shumë nga ai, Adnani është lojtar i Manchester Unitedit dhe jam i sigurt se do të vazhdojë të jetë. 

Ne mendojmë se ky është vendi më i mirë për t’u zhvilluar dhe t’u jepet mundësi lojtarëve të rinj. Mendojmë se e bëjmë këtë më mirë se kushdo”, theksoi menaxheri i Unitedit. “Është pjesë e vendosmërisë sime që t’i promovoj lojtarët e rinj dhe Adnani është promovuar tashmë. 

Hapi tjetër është që të bëhet pjesë e rregullt e ekipit të parë”, përfundoi ish trajneri i Evertonit. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...