Juve bën gati ofertën për Alonson

Unknown | Wednesday, September 25, 2013 | 0 Komente

Skuadra e Juventusit po bën gati ofertën për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Xabi Alonso.

Juventusi është i gatshëm t'ia paguajë Realit një dëmshpërblim prej gjashtë milionë eurosh për Alonson, të cilin synon ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Alonso është i lënduar dhe më herët ka refuzuar rinovimin e kontratës me Realin, e cila i skadon në fund të këtij edicioni. Po ashtu, mesfushori i Përfaqësueses së Spanjës vështirë se do ta rikthejë vendin e titullarit pas paraqitjeve impresive të Luka Modriqit dhe Sami Khediras në ndeshjet e fundit.

Për Alonson interesim ka shprehur edhe ish-skuadra e tij, Liverpool./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...