Mario Balotelli pendohet dhe kërkon falje
"Më vjen keq sidomos për shokët e skuadrës. Stërviten dhe lodhen me mua, ndërsa unë me atë gjest i lashë vetëm."
"Por ndihem gjithashtu në faj edhe me tifozët e Milan-it që kanë besim te unë, si dhe me vetë klubin. Arbitri? I kërkoj të falur edhe atij, pasi nuk duhet të reagoj në atë mënyrë, por ndaj Napolit u përsërit e njëjta histori."
"Ndërhyrjet e gabuara ndaj meje nuk kanë rëndësi, por sapo bëj ndonjë gjë të vogël unë...
E kuptoj shumë mirë, megjithatë duhet të tregohem i kujdesshëm për t’i përballuar më mirë situata të tilla."
"Duhet të përmirësohemi dhe kemi gjithcka nevojitet për të qenë në lartësinë e skuadrave të tjera. Shikoj shumë ekuilibër. Për shembull Napoli ka lojtarë të mëdhenj, por nuk është më mirë sesa ne si ekip. Sigurisht ky i sivjetshmi do të jetë një sezon tepër i bukur por njëkohësisht edhe shumë i ekuilibruar," u shpreh Balotelli./veqsport
Category: Futboll
0 Komente