Messi në gjyq për evazion fiskal

Unknown | Friday, September 27, 2013 | 0 Komente

Lionel Messi dhe babai i tij do të dalin para gjykatës për t’u mbrojtur ndaj akuzave të ngritura kundër tyre për evazion fiskal.

26-vjeçari argjentinas, katër herë fituesi i Topit të Artë, dhe babai i tij Jorge Messi akuzohen për mashtrim në deklarimin e të ardhurave me dëm rreth 4.3 milionë euro. Ata dyshohet se kanë përdorur kompani në Belize dhe Uruguaji për t’i shpëtuar sistemit spanjoll të tatimit.

Akuzat lidhen me deklarimin e të ardhurave nga 2007 deri në 2009. Si Messi ashtu edhe babai i tij i mohojnë këto akuza.

Që të dy argjentinasit do të dëshmojnë me dyer të mbyllura në një gjykatë në Barcelonë. Në gusht, pak pas plasjes së këtij skandali, Messi u pagoi 5 milionë euro autoriteteve spanjolle, 4.3 milion të prapambetura që nga 2007-2009 plus interesat.

Megjithatë prokurorët vendosën ta ndjekin çështjen, ndërsa autoritetet tatimore në vend po tregohen strikte në detyrën e tyre që prej nisjes së krizës ekonomike në vend dhe nevojës së shtetit për të siguruara sa më shumë të ardhura nga sistemi tatimor. Paga neto e Messi-t tek Barcelona përllogaritet në rreth 16 milion euro duke e bërë atë njërin prej sportistëve më të paguar në planet.

Përveç kësaj, asi argjentinas ka nënshkruar edhe një kontratë shumë-milionëshe me kompani të ndryshme për marketing.

Akuzat ndaj sulmuesit argjentinas dëmtojnë imazhin e tij. Prej vitesh tashmë ai ka mundur të ruajë një profil të ulët në krahasim me futbollistë të tjerë të mëdhenj./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...