Mourinhon e çartin gazetarët, e lëshon konferencën për shtyp (Video)

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Jose Mourinho është çartur me gazetarët, duke e lëshuar konferencën për shtyp, para ndeshjes ndaj Steaua Bukureshtit, që Chelsea do të zhvillojë nesër mbrëma, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. 

Trajneri portugez është nervozuar kur gazetarët e kanë pyetur se përse do ta vendos në lojë të riun Kevin de Bruyne. Ai iu ka thënë gazetarëve se e kanë lodhur duke e pyetur se përse nuk po e fuste në lojë Juan Matan, e që tash ia nisën duke e lodhur me pyetje për talentin belg De Bruyne. 

Ndërkohë, konferencën e ka vazhduar kapiteni Frank Lampard, që ka mbetur i habitur me largimin e ‘Special One’, për të cilin megjithatë kjo nuk ishte hera e parë që e lëshon konferencën. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...