Wenger: Chelsea e trajtoi keq Benitezin

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se Rafa Benitez nuk është trajtuar ashtu si e meriton nga drejtuesit e Chelseat.

Topçinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër ekipit të ri të spanjollit, Napoli, të martën mbrëma, ndërsa strategu francez ka thënë fjalë të mira për homologun tij.

“Po (ai u trajtua keq). Njerëzit nuk e trajtuan mirë, sepse nuk pritën se do të shkojë te Chelsea, por ai veproi shumë mirë. Ia doli mbanë. Në fund, me kalimin e kohës, njerëzit do ta kuptojnë se ai ka pasur sukses”.

“Mendoj se ai është një trajner i klasit të lartë. Këtë e ka dëshmuar. Prandaj kur të luash ndaj ekipeve të tij, duhet ta dish se gjithmonë do të jetë vështirë”, ka deklaruar Wenger. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...