Moyes konfirmon: Van Persie rikthehet në vikend

Unknown | Friday, September 27, 2013 | 0 Komente



Menaxheri i Manchester United, David Moyes, thotë se sulmuesi Robin van Persie është rikuperuar nga lëndimi dhe është i gatshëm të përballet me West Brom gjatë të shtunës.

Holandezi mungoi në disfatën 4-1 të vikendit të kaluar nga Manchester City, si dhe në fitoren e mesjavës në kupë ndaj Liverpoolit, por do të rikthehet në fushë këtë vikend.

“Robin do të rikthehet, të përfshihet diku. Ai është stërvitur sot dhe është i gatshëm. Por ne do të duhet të shohim saktësisht se sa i gatshëm është ai”, ka thënë Moyes. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...